Avokat Spartak Ngjela, i ftuar në studion e lajmeve të Ora News ka folur për klerikët që ai ka njohur në burg.
Me gazetaren Betin Njuma ai rrëfen si ata festonin Krishtlindjen në ambientet e burgut.
Ngjela tregon edhe një eksperiencë me klerikun Pjetër Mëshkalla.
Beti Njuma: Si festohej Krishtlindja në burg?
Spartak Ngjela: Të tjerët nuk e festonin dot, por priftërinjtë e festonin. E festonin me heshtjen e tyre, me takimet jo shumë të fshehta. Në funksion të doktrinës nuk ishin frikacakë, ishin shumë të prerë. Ata që njoha unë kishin shenjtëri. Kam takuar Pjetër Mëshkallën në burgun e Ballshit, e kisha shumë të afërt.
I thashë: Padre mund të më japësh një leksion për mesianizmin?
Është kujdesenca e doktorinës krishtere.
“Do më lesh 10 ditë me u përgatit”, më tha.
Pasi mbarojmë më tha 8 leksione, 8 ditë, nga një leksion në ditë për doktrinën e tij. Po të më pyesësh mua për doktrinën time ashtu siç pyeta unë atë, unë ta jap në vend. Pra kishin tjetër formim.
Kordinianoja ka votuar gjithë legjislacionin shqiptar të Venecias. E kishte pasur shok klase.
Më tha një ditë: Po të marri vesh jetën time do më ketë zili.