Turqia triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Gjeorgjisë, në ndeshjen e vlefshme për grupin F, në Europian. Edhe pse në letër, për kombëtaren e Montella-s ishte parashikuar një ndeshje jo e vështirë, fusha tregoi tjetër gjë.
Kombëtarja e drejtuar nga Montella, iu fal dy supergolave dhe një goli në sekondat e fundit, për të marrë 3 pikët e para.
Ndeshja nisi me turqit në sulm, duke krijuar disa raste të rrezikshme për shënim.
Në minutën e 25-të, Muldur, me një supergol nga jashtë zone, i dha avantazhin Turqisë. Këta të fundit shënuan edhe të dytin në minutën e 27-të, por goli i Yildiz, u anulua për pozicion jashtë loje.
Mikautadze, vendosi baraspeshën në minutën e 32-të, duke shënuar pas një pasimi të bukur të marrë në zonë.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me raste në të dyja krahët.
Në minutën e 65-të, Arda Guler, me një gjuajtje shumë të bukur, ia doli të shënojë një supergol, për të kaluar Turqinë në avantazh.
Në fund, Akturkoglu, përfitoi nga dalja e gjeorgjianëve dhe e portierit, me një kundërsulm shënoi të tretin, duke vulosur sfidën.
Në këtë grup janë edhe Portugalia me Çekinë, të cilat do të luajnë ndaj njëra-tjetrës në mbrëmje.