Nuk i tradhtoi pritshmëritë Holandë-Austri, ndeshja vendimtare për fatet e grupit D. Përfundoi 2-3: austriakët kaluan menjëherë në avantazh me falë autogolit Malen. Më pas ndeshja ndizet në pjesën e dytë. Gakpo barazon menjëherë, e menjëhershme replika Schmid. Depay shënon 2-2, por në minutën e 80′ është Sabitzer ai që mbyll llogaritë.
Ndërkohë Franca ka barazuar me Poloninë që ishte e eliminuar. Lewandowski iu përgjigj po me penallti golit të Mbappé.
Rezultati final 1-1 bëri që Austria të kalonte në vendin e parë të grupit, ndërsa Franca në të dytin.
“Tulipanët” kanë shansin për të kaluar si një nga katër të tretat më të mira, teksa Polonia e mbyll Euro 2024 me një pikë.