Sport Spektakël i Atalantës, Gjimshiti në finalen e Europa League, sfidon Leverkusenin e...

Spektakël i Atalantës, Gjimshiti në finalen e Europa League, sfidon Leverkusenin e Xhakës

Atalanta-Leverkusen do të jetë finalistja e këtij viti e kompeticionit të Europa League.

Atalanta bëri një ndeshje të jashtëzakonshme dhe fitoi me rezultatin 3-0 përballë Marseilles, duke kaluar në finalen e madhe, pas barazimit në ndeshjen e parë.

Lookman, Ruggeri dhe Toure, ishin tre lojtarët që gjetën rrugën e rrjetës në takimin e kthimit që u zhvillua në Bergamo.

Roma krijoi mirazhin e një kualifikimi të mundshëm, por fati nuk ishte me ta. Ndonëse udhëhoqën me dy gola përgjatë gjithë takimit, në minutat e fundit një devijim i pafat rezultoi fatal për verdhekuqtë.

Djemtë e De Rossit tentuan të gjejnë dhe një gol për të çuar takimin në shtesë, por lanë shumë hapësira pas duke bërë që vendasit të gjenin dhe rrjetën për herë të dytë duke e mbyllur ndeshjen 2-2 dhe vijuar me rezultatet pozitive drejt rekordeve.

Finalja e Europa League, Atalanta-Leverkusen do të luhet më 22 maj.