Politika Spiropali tha se është jashtë shtetit, por Balluku futet në Kuvend dhe...

Spiropali tha se është jashtë shtetit, por Balluku futet në Kuvend dhe akuzon Agron Shehajn për populizëm

Deputeti Agron Shehaj akuzoi ministren Belinda Balluku se po shmang një interpelancë prej 6 muajsh për rrugën e Thumanë-Kashar, kostoja e të cilës në koncesion sipas tij, shkon në 3 mld euro nga xhepat e shqiptarëve.

Në përgjigje Spiropali reagoi duke thënë se Balluku ndodhej jashtë vendit dhe se do vendosej në kalendar interpelanca

“Ministrja është jashtë shtetit, do caktohet në kalendar sipas procedurës dhe do njoftoheni”, tha ajo.

Por papritur në mesin e seancës zonja Balluku u shfaq në Kuvend, ndërsa në fjalën e saj tha se u kthye dhe mori pjesë në seancë.

Balluku tha se ka qenë gjithnjë e gatshme për interpelancë, ndryshe nga çfarë ka deklaruar Shehaj.

“Ai po bën një populizëm të tijin, siç e bën kur del aty te trau. Po zonjë (i drejtohet deputetes Dhurata Çupi), do më ndaloni të vij në orën 11:00? Dhe jashtë shtetit dhe këtu, kudo jam. Kthehet njeriu Dhurata, se kuptoj ku është problemi i madh. Zoti Shehaj ka marrë dy herë raport mjekësor dhe nuk futej dot këtu nga frika juaj. Unë kam qenë e gatshme për interpelancë. Populizmit të tij nuk ka nevojë t’i jepni flatra, ka qenë data 3 Tetor unë s’kam munguar në interpelacë. Po Ina si e kishe hallin ti?! S’ka gënjyer kryetarja”, tha Balluku.