Bota Spitalet gjermane po u afrohen kufirit të mundësive. Vaksinimi do të nisë...

Spitalet gjermane po u afrohen kufirit të mundësive. Vaksinimi do të nisë në janar

Shoqata e Klinikave DKG bën të ditur se spitalet në Gjermani po arrijnë kufijtë e kapacitetit për trajtimin e të sëmurëve nga Covid-19. Tani ka 40 përqind më shumë pacientë me COVID-19 sesa në pranverë.

“Në disa lande, si në Saksoni, numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv është pesë herë më i lartë sesa në prill. Atje klinikat po arrijnë kufijtë e kapaciteteve të tyre ose i kanë tejkaluar ato”, tha Gerald Gaß, Presidenti i Shoqatës së Spitaleve në Gjermani (DKG) për gazetën “Welt am Sonntag”. Në përgjithësi, ka 40 përqind më shumë pacientë me COVID-19 në repartet e kujdesit intensiv sesa në pranverë. Rreth 16.000 pacientë trajtohen në pavione normale. Kostot e kujdesit janë dukshëm më të larta se sa për pacientët e tjerë, shtoi Gass.

Edhe klinikat universitare, të cilat deri më tani kanë qenë në gjendje të pranojnë pacientë me Corona në gjendje të rëndë nga spitalet më të vogla, po i afrohen kufirit të mundësive në disa rajone. Kur merret parasysh edhe mungesa e personelit, marrja e pacientëve të tillë po bëhet edhe e më e vështirë.

Ndërkohë janë shënuar edhe rastet e para kur spitalet kanë refuzuar pranimin e të sëmurëve me COVID-19, për shkak të mungesës së kapaciteteve. Klinika në Dresden ka bërë të ditur se kapacitetet e tyre janë mbushur. Për pacientët tjerë në raste emergjente, në rast të ndonjë sulmi kardiak apo goditje cerebrale, por shumë operacione normale mundësisht duhet të shtyhen.

Vaksinimi do të nisë në fillim të janarit

Vaksina anti-covid do të jetë në dispozicion në Gjermani nga ditët e para të janarit 2021. Lajmi është dhënë nga shefi i stafit të kancelares gjermane, Helge Braun për Bild.

Mjeku thotë se ai është i përgatitur të ndihmojë vetë në vaksinimin e njerëzve. Ai tha se nuk beson që vaksinimet mund të fillojnë tashmë në gjysmën e dytë të dhjetorit, siç është thënë deri më tani edhe brenda qeverisë.

“Unë mbështetem në faktin se ne mund të fillojmë vaksinimin në ditët e para të vitit të ri”.

Autoritetet e Bashkimit Evropian pritet të marrin një vendim deri më 29 dhjetor për miratimin e vaksinës së parë për përdorim. Gjermania po bën gati qendrat speciale të vaksinimit. Lajmi vjen ndërsa Britania përgatitet të fillojë vaksinimet ndaj koronavirusit këtë javë.