Për herë të parë në historinë e Suedisë ka më shumë priftëresha se sa priftërinj. Në total, në vendin nordik numërohen 3,060 priftërinj, nga të cilët 1,533 janë femra dhe 1,527 janë meshkuj.
Lajmin e konfirmoi kisha suedeze, që tha se nga viti 1958, kur u lejua që edhe gratë të bëhen priftëresha, numri i tyre është rritur ndjeshëm. Aktualisht, në shumë kisha në Suedi, mesha mbahet njëkohësish nga një prift mashkull dhe një priftëreshë.
Për herë të parë priftëreshat në Suedi u lejuan në vitin 1960 dhe pas 60 vitesh sot ato kanë shumicën në këtë shtet. Në vitin 2000, kisha në këtë shtet u nda nga shteti dhe shumë femra nisëm të merreshin me teologji. Aq sa në vitin 2013, 70% e studenteve ishin femra.
Gjithsesi, diferencën e bën paga, pasi një prift mashkull fiton deri në 2,200 korona suedeze në muaj më shumë se një priftëreshë.