Nga Ilir Beqaj
Në muajin korrik ka pasur një përhapje komunitare të sëmundjes Covid 19 në vendin tonë. Është krijuar perceptimi se duket sikur sëmundja na ka vënë përpara. Por analiza e ecurisë së të dhënave zyrtare të javëve të fundit tregojnë për një ritëm të kontrolluar të përhapjes së sëmundjes.
Pa dyshim që ky nuk është lajm i mirë, por sidoqoftë situata nuk rezulton të jetë aq e pakontrollueshme siç perceptohet nga persona të ndryshëm përfshirë këtu edhe profesionistë të kujdesit shëndetësor.
Në 5 javët e fundit, pesha specifike e rasteve sipas grupmoshave është përgjithësisht në të njëjtat nivele. Mund të thuhet kështu se sëmundja po përhapet uniformisht sipas grupmoshave.
Edhe ritmi i rritjes javore të rasteve të reja, qoftë në total, qoftë sipas grupmoshave, është përgjithësisht i njëjtë përgjatë 5 javëve të analizuara.
Qarqet më të prekura janë Tiranë, Shkodër e Durrës
Për të zbuluar këto raste pozitive janë kryer teste si më poshtë:
Raporti i rasteve të zbuluara me testet e kryera ka prirje konstante rritëse gjatë muajit korrik. Kjo tregon se ka rënie të nivelit të gjurmimit dhe hetimit.
Krahas rritjes të rasteve të reja ka edhe rritje të personave të negativizuar.
Por raporti negativizuar vs. raste të konfirmuara është në rënie.
Dhe fatalitetet janë në rritje, madje me një prirje rritjeje të lehtë javë pas jave.
Grupmoshat e mëdha zënë peshën më të madhe specifike midis fataliteteve.
Edhe kundrejt popullsisë grupmoshat e mëdha kanë më shumë fatalitete.
Edhe tek raporti fatalitete kundrejt raste të zbuluara, grupmoshat e mëdha janë më të prekura.
Në tre javët e fundit ka një numër pak a shumë të njëjtë të personave që kanë pasur nevojë për kujdes spitalor përfshirë kujdes intensive.
Edhe numri i rasteve të reja në 15 ditë së bashku kundrejt 100 mijë banorë është në rritje të qëndrueshme. Theksohet se ky është treguesi që përdrejt nga Bashkimi Europian për të vendosur për lejimin e udhëtimit në territorin e BE për qytetarët jashtë BE.