Pornhub, site-i më i përhapur i pornografisë momentalisht ka publikuar statistikat e vitit 2019-të. Plot 42 miliardë vizita në atë faqe përgjatë 2019-ës! Çfarë kanë kërkuar njerëzit të shohin më shumë përgjatë vitit?
Besojeni ose jo, vendin e parë si kategoria më e frekuentuar e mbante “Amateur” ndërsa të dytin “Alien”.
Kjo kategori arriti thuajse në krye të listës pas nismës që njerëzit morën në Facebook në lidhje me “Zonën 51”. Pra shkurtimisht, njerëzit janë shumë, po shumë të interesuar të shohin seks mes alienëve.
Sipas Pornhub, gratë kanë 33% më shumë shanse të shohin video që lidhen me alienë, krahasuar me burrat.
Bazuar te rezultatet, ekspertët e faqes pornografike arritën në përfundimin se njerëzit janë në kërkim të diçkaje që shkon përtej seksit. Dëshirat e tyre lidhen me fantazitë e të gjitha llojeve duke marrë parasysh që në top 5 kategoritë më të klikuara ishte edhe “Cosplay”, duke provuar kështu se kostumet luajnë një rol shumë në stimulimin e trurit.
Sipas tyre njerëzit kur shohin një video të tillë duan të transportohen në një gjendje krejt tjetër, jo vetëm nga imazhet, por edhe zhurmat.
Rekord për trafikun më të madh të përdoruesve në Pornhub e mban SHBA-ja, e pasuar nga Japonia dhe në vend të tretë, Anglia.