Ndodh edhe kështu. Në një kohë kur shumë vende janë duke hasur vështirësi për të përballuar pandeminë, presidenti i Turkmenistanit ka vendosur t’i kushtojë një statujë gjigante prej ari qenit të tij të preferuar.
Gurbanguly Berdymukhamedov prezantoi statujën 6 metra të lartë të qenit Alabay, në qendër të kryeqytetit Ashgabat.
Alabay është një racë qeni vendase, varietet i qenit të stanit të Azisë Qendrore, i cili konsiderohet një trashëgimi kombëtare. Kjo nuk është hera e parë që presidenti i vendit i përkushtohet këtij qeni, një vit më parë ai shkroi për të dhe një libër.
Pavarësisht madhështisë së statujës, pjesa më e madhe e popullsisë së Turkmenistanit vuan nga varfëria.