Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në qeli ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, duke refuzuar kërkesën e tij për liri.
Rrjepaj ka rënë në pranga më 17 gusht të vitit të kaluar i akuzuar për “shpërdorim detyre” sa i takon koncesionit të ‘Sterilizimit’. Për këtë aferë, janë lëshuar 8 urdhërarreste.
Rrjepaj ishte në komision të premten, edhe pse me pranga në duar. Për 8 orë ai u përball me pyetjet e anëtarëve të Komisionit Hetimor për përgjegjësitë e tij për dy koncesionet e “Sterilizimit” dhe “Chek Up”-it.
Ai mohoi të ketë abuzuar me detyrën, duke shtuar se ndaj tij është montuar një akuzë për një vepër penale që nuk e ka kryer.