Nuk është e lehtë që të jesh roje burgu. Sidomos në Rusi. Me 500 mijë persona që kanë mbushur qelitë, autoritetet kërkojnë që trupat të cilat duhet të merren me ta, të jenë të kualifikuar në maksimum.
Fotot e publikuara së fundmi nga vetë Shërbimi Federal i Burgjeve në Rusi tregojnë stërvitjen ekstreme që duhet të kryejnë rojet, për të merituar beretën ngjyrë gështenjë, e cila i jepet kandidatëve elitë.
Çdo vit qindra të rinj marrin pjesë në stërvitjen ushtarake, duke u zvarritur në pellgje me baltë, të armatosur deri në dhëmbë, ose duke mbajtur njëri-tjetrin mbi shpinë, për të fituar një vend në këtë grup të veçantë. E pas gjithë garës rraskapitëse, ata duhet t’i nënshtrohen edhe “12 minutave të ferrit”, ose një sfidë në boks me një prej atyre që janë tashmë bereta ngjyrë gështenjë.