Sport Steven Zhang, letër tifozëve: Nuk isha gati për lamtumirën

Steven Zhang, letër tifozëve: Nuk isha gati për lamtumirën

“Lamtumirat nuk janë kurrë të lehta, sidomos kur duhet t’i thuash lamtumirë dikujt që dashuron. Në fillim të presidencës sime premtova se do ta ktheja Interin në krye, ku ka qenë gjithmonë. Ylli i dytë legjendar është dëshmia e suksesit tonë. Pas investimeve të rëndësishme që Interi është shndërruar në një klub modern, inovativ dhe fitues. Tek Interi kam gjetur njerëz që janë si familje për mua sot, ju kërkoj ta doni Interin tonë. Për mua ishte nderi më i madh i jetës sime.”

Kështu e ka nisur mesazhin e tij të gjatë ish-Presidenti i Interit Steven Zhang, i cili është bërë i gjallë, pak ditë pasi klubi përfundoj në duart e fondit amerikan Oaktree, pasi pronari kinez nuk arriti të shlyejë në kohë kredinë me vlerë 395 milionë euro.

Një mesazh i thurur me plot emocion dhe krenari nga Zhang, me justifikimin e qartë të punës së madhe të bërë, thelbësore për ta rikthyer klubin në nivelet më të larta.

Teksa falënderon bashkëpunëtorët e tij nga Beppe Marota te Javier Zanetti e Piero Ausilio, Zhang shprehet se do t’u bashkohet ultrasve zikaltër në tribuna, për të mbështetur nga afër ekipin e Simone Inzaghit.

Në fund, ai ka edhe një mesazh për amerikanët e Oaktree.

“Për ata që do ta çojnë këtë klub përpara, ju lutemi ta doni Interin tonë, të mbroni njerëzit e tij dhe mbi të gjitha, të respektoni vlerën e tij themelore.  Është një nder i madh dhe një përgjegjësi e madhe për të marrë drejtimin e Interit. Me dashuri dhe kujdes, Interi do t’ju shpërblejë me rezultate të mëdha, emocione dhe gëzim.”