Sport Stiven Shpendi drejt Seria A

Stiven Shpendi drejt Seria A

Stiven Shpendi do të vijojë karrierën në Serie A sipas asaj që shkruajnë mediat italiane. Sulmuesi 20-vjeçar, i cili është pjesë e Kombëtares Shpresa do të largohet nga Cesena për të firmosur për Empoli, aty ku aktivizohet Ardian Ismajli.

Skuadra toskane për ta marrë do të paguajë 2 milion Euro dhe t’i japë përqindje kur ta shesë dikur tjetër. Stiven Shpendi spikati sezonin e kaluar ku shënoi 12 gola në 33 ndeshje me Cesena në Serie C, por tani do të bëjë hapin e madh në karrierë.

Për të pati interes edhe nga Juventus apo Lazio, por Empoli ka treguar se është një klub ku të rinjtë mund të rriten më shumë profesionalisht. Në të kaluarën aty janë aktivizuar edhe Elseid Hysaj dhe Nedim Bajrami.