Rusia ka pranuar se raketat britanike “Storm Shadow” po iu shkaktojnë probleme të mëdha forcave të presidentit Vladimir Putin.
Drejtuesi rus i rajonit të Zaporizhzhas, Yevgeny Balitsky, bëri me dije se këto armët po shkaktojnë telashe dhe janë më problematike për ushtritë e Kremlinit sesa sistemet HIMARS të furnizuara nga SHBA-ja.
Fjalët e tij konfirmojnë se “Storm Shadow”, një lloj rakete me rreze të gjatë veprimi mund të konsiderohet fare lehtë se kanë ndryshuar luftën në favor të Ukrainës, në një kohë kur trupat e saj kanë nisur kundërofensivën.
Britania nisi furnizimin e Ukrainës me “Storm Shadows” më 11 maj, duke iu përgjigjur një kërkese të gjatë nga Kievi për raketa me rreze të gjatë veprimi për të ndihmuar në mbrojtjen e territorit.
Këtë javë pati raportime se një raketë “Storm Shadow” vrau gjeneral-majorin Sergej Goryachev, gjatë një sulmi në rajonin e Zaporizhzhia.
Raketat 450 kg drejtohen me GPS dhe kanë një rreze veprimi prej rreth 250 km.