Fitoret minimale janë kthyer në trend në shtëpinë e Lazios.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi mori 3 pikëshin e radhës, pasi mposhti 1-0 Empolin.
Në “Olimpico” vendosi një gol i Caicedo.
Pasi bëri gjithçka mirë në zonë, ekuadoriani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar golin e 3-pikëshit për të tijët.
Triumf ky që i jep kënaqësi edhe Thomas Strakoshës.
Gardiani shqiptar fitoi duelin personal me shokun e skuadrës te kombëtarja shqiptare, Federik Veseli, i cili u aktivizua për 90 minuta në radhët e Empolit.
Me këtë fitore Lazio ngjitet përkohësisht në vendin e katërt, duke lënë pas Milanin, i cili do të sfidojë Cagliarin në javën e 23-të të Seria A.