Tomas Strakosha është rritur në Greqi. Në një intervistë të fundit për median greke “Sport24.gr” ai ka folur për disa tema, nga kalimi në Itali te Lacio e deri te Kombëtarja.
“Doja të largohesha nga Greqia, isha 16 vjeç. Doja të luaja në një kampionat tjetër dhe largimi në një moshë të re më ndihmoi që të përballoja vetë çdo vështirësi.
E dua dhe e respektoj Greqinë, por jam nga Shqipëria dhe mendoj se është më e përshtatshme të luaj për Kombëtaren shqiptare. Mund të zgjidhja edhe Greqinë, por i kam rrënjët në Shqipëri.
Shqipëria në vitin 2024 mund të jetë sërish në Europian. Kemi një grup të mirë, një brez të ri me shumë talent. Kemi shumë lojtarë që luajnë jashtë vendit. Polonia është favorite e grupit, Shqipëria duhet të jetë patjetër në vend të dytë. Do të jetë turp, nëse nuk shkojmë në Europian”, është shprehur Strakosha mes të tjerash.
Portieri kuqezi nuk po kalon një sezon të mirë në Angli. Ai ka pasur disa dëmtime që nuk e kanë lejuar të tregojë vlerat e tij me Brentfordin, ku kaloi verën e kaluar.
U largua nga Serie A pas shumë viteve në Itali ku u rrit që nga ekipet zinxhir dhe portieri i Kombëtares Shqiptare e kujton me nostalgji atë periudhë.
“Përveç Lazios, kisha mundësinë të shkoja edhe te Roma por më pas u takuam me trajnerin e portierëve Adalberto Grigioni dhe vendosa të transferohesha te Lazio edhe pse ekonomikisht oferta e Romës ishte më e mirë.
Grigioni më shoqëroi në çdo hap dhe më bëri të besoj se mund të arrija çdo objektiv. Nuk vendosa bazuar te paratë por tek ëndrrat e mija. Nuk e harroj kurrë debutimin kundër Milanit. Nuk, kisha kohë të isha i shqetësuar sepse e mësova pak para hyrjes në fushë.
Ishte Inzaghi që më vlerësonte shumë dhe më transferoi deri në ekipin e parë. Ishte ëndrra ime të luaja në Premier prandaj refuzova shumë oferta të tjera. Mes kampionatit anglez dhe atij italian ka shumë diferenca”.