Gola me bollëk, spektakël dhe rezultate befasuese në sfidat e orës 20:45 në Serinë A, ku protagonistë në fushën e blertë ishin disa futbollistë të Kombëtares Shqiptare.
Lazio, ku luan portieri Thomas Strakosha, i bëri një nisje perfekte kampionatit, duke fituar 0-3 në fushën e Sampdorias. Për ekipin e drejtuar nga Inzaghi realizoi dygolësh Immobile, ndërsa të dytin e takimit e shënoi Correa.
SPAL-i, ku titullar në portë aktivizohej Etrit Berisha, shpërdoroi një avantazh të dyfishtë kundër Atalantës së Gjimshitit, pasi takimi përfundoi me fitoren 2-3 me përmbysje të bergamaskëve. Golat e Di Frencescos dhe Petagnas i bënë të pavlefshëm me rrjetat e tyre Gosens dhe Muriel me dygolësh. Për Berishën ishte një sfidë emocionuese që në start, pasi përballej me ish-skuadrën e tij. “Gardiani” humbi edhe derbin kuqezi me Gjimshitin.
3 herë mori epërsinë në rezultat Roma në sfidën e “Olimpicos” ndaj Genoas, por po kaq herë arriti të kthente ekuilibrat skuadra e drejtuar nga Andreazzoli. Pas golave të Under, Dzekos dhe Kolarovit shënuan respektivisht Pinamonti, Criscito me 11 metërsh dhe Kouame.
Në takimet e tjera Cagliari u mund të shtëpi 0-1 nga debutuesit e Brescias, me gola të Donnarumas me penallti, Torino fitoi 2-1 me Sassuolon, ndërsa Verona–Bolonja përfundoi 1-1.