“Hustlers” është filmi i bazuar në një histori të vërtetë, publikuar në vitin 2015 nga New York Magazine. Në qendër të saj janë disa ish-stripere që bashkohen dhe i mashtrojnë klientët e pasur të Wall Street-it.
Ai mund të ketë siguruar miliona para në arkëtime, por është dikush që nuk po feston suksesin e tij, gruaja nga e cila është frymëzuar e gjithë historia.
Samantha Barbash ka dalë kundër projektit kinematografik, duke thënë se ai nuk paraqet aspak të vërtetën. Sipas saj, “Hustler” ka arritur të ketë sukses vetëm sepse në të luan Jennifer Lopez.
45-vjeçarja nuk është kursyer me kritikat ndaj Lopez, duke thënë se e cilëson veten aktore të madhe, por në fakt nuk vlen. Samantha ka thënë se Jennifer as që e ka kontaktuar për të mësuar detaje rreth saj.
Ajo është shprehur se producentët i kanë ofruar një shumë qesharake për blerjen e të drejtave, të cilën sigurisht e ka refuzuar, duke i akuzuar prodhuesit e “Hustlers” për vjedhje të historisë.