Aktualitet “Strong Ballkan”/ Forcat Speciale të Ballkanit stërviten për herë të parë në...

“Strong Ballkan”/ Forcat Speciale të Ballkanit stërviten për herë të parë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, disa foto nga stërvitja Strong Ballkan, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Rama shkruan se Forca Speciale nga i gjithë Ballkani po stërviten së bashku me qëllim për të rritur bashkëpunimin rajonal.

Sipas Ramës qëllimi i trajnimit është për të përballuar me sukses sfidat komplekse të sigurisë në rajon.

“Nis stërvitja Strong Balkan23, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri

Forca Speciale nga 8 vende të Ballkanit do të stërviten së bashku, për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, duke përftuar njëherësh rritje në nivelin profesional, aftësim taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë”, shkruan Rama.