Studentët e vitit të gjashtë dhe të pestë në fakultetin e Mjekësisë janë thirrur nga Ministria dhe Rektorati të ofrojnë ndihmë në këtë situatë të krijuar nga Covid-19 në vendin tonë.
Por ka nga ata që edhe janë vetë ofruar sikurse është Ingridi e cila studion në vitin e pestë për mjekësi dhe po ndjek çdo ditë trajnimet që bëhen në qendrën kombëtare të urgjencave.
“Ishte dëshira e imja për të ndihmuar njerëzit në nevojë me çfarë të mundeshim duke qenë se një pjesë e madhe ishin nëpër rrethe ne që ishim në Tiranë ishte më e pakta që mund të bënim”, shprehet ajo.
Kishit informacion apo mjaftoheni me këto që thotë doktor Brataj?
“Normalisht kam lexuar në internet, kemi parë edhe lajme për të mësuar më shumë”, shton ajo më tej.
Ingridi nuk heziton të tregojë se ka frikë nëse do të ishte në vijë të parë, por gjithsesi ajo do të ofrojë ndihmën e saj tek qendra e urgjencës kombëtare.
Studente e mjekësisë do të ofrojnë ndihmën e tyre pranë urgjencës kombëtare ndërkohë që mjekët përfshirë pediatër kirurgë dhe të tjerë do të ofrojnë ndihmë ku të jetë nevoja në të gjitha strukturat spitalore të vëna në dispozicion për pacientët me Covid-19./TCH