Laura është një studente shqiptare e cila ndodhet në Milano. Ajo flet në Euronews Albania për Ilva Taren për situatën e rënduar dhe frikën që është përhapur nga koronavirusi në Itali.
Laura: Këtu jeta ka ndalur. Supermarketet janë boshatisur. E pabesueshme si është pamja.
Ilva Tare: Ti si po e përballon, ke qëndruar në shtëpi, ke frikë?
Laura: Jo, unë përpiqem mos të frikësohem. Kam dalë nga shtëpia, informohem në burime të besueshme. Edhe ato maskat më duken pak ekzagjerim. Nuk pranova as të mi çojnë nga Shqipëria, kur mbaruan këtu. Mendoj që frika është më e keqe. Në Milano janë mbyllur një pjesë e mirë e bareve, restoranteve, s’ka më aktivivitete didaktike. Muzetë dhe Teatrot. Mendoj që po ekzagjerohet.
Ilva Tare: Laura do të vish në Shqipëri?
Lauyra: Jo, për momentin do të rri këtu.
Ilva Tare: A ka shqiptarë të tjerë që duan të kthehen?
Laura: Jo, dhe më vjen keq, se e shoh si kritikë për vendin tim. Miqtë e mi thonë më mirë në Itali sepse jemi më të sigurtë për shëndetësinë.