Sa herë që sëmureni nga ethet ose infeksioni, gjëja e parë për të cilën këshilloheni është marrja e antibiotikëve pasi këto medikamente shkatërrojnë ose ngadalësojnë rritjen e baktereve.
Por antibiotikët duket se kanë të tjera efekte pozitive në shëndetin e njeriut. Një studim i ri ka zbuluar se ato ndihmojnë në shkatërrimin e kancerit dhe qelizave të tumorit në trup.
Studimi, i realizuar mbi minjtë, ka zbuluar se marrja e një doze të antibiotikësh të zakonshëm jo vetëm që ndihmonte qelizat imune të vrisnin tumoret, por edhe vrisnin qelizat kancerogjene.
Pas këtij studimi, ekspertët po përgatiten për prova klinike njerëzore.
Më shumë se gjysma e të gjithë pacientëve me tumore i nënshtrohen terapisë me rrezatim, por ajo dyshohet se shkakton një reagim më të fortë imunitar tek pacientët.
Në këtë studim, studiuesit kanë zbuluar se antibiotikët përmirësojnë në mënyrë të veçantë funksionin e qelizave dendritike, të cilat i dërgojnë organizmit mesazhe për të ditur se çfarë qelizash të sulmojnë.
Studiuesit përdorën modele të kancerit të melanomës, mushkërive dhe qafës së mitrës, duke i injektuar tek minjtë, por janë të bindur se përdorimi i antibiotikëve mund të ndihmojë për të gjitha llojet e kancerit.
“Ajo që është e qartë është se antibiotikët luajnë një rol të rëndësishëm dhe mund të ndikojnë në trajtimin e pacientëve me kancer,” thotë një nga studiuesit që mori pjesë në këtë eksperiment.