Disa periudha të distancimit social pa dyshim do të jenë të nevojshme deri në vitin 2022 për të parandaluar koronavirusin e ri të bllokojë spitalet me të sëmurë në SHBA, theksojnë studiuesit e Harvardit në një studim të publikuar nga revista Science.
Ekipi i Harvardit modeloi pandeminë nga COVID-19, sëmundje e shkaktuar nga virusi me hipotezën se do të ishte sezonal ashtu si viruset e tjerë të së njëjtës familje, përfshirë koronaviruset përgjegjëse për ftohjet, që e duan dimrin.
Simulimi i tyre duhej të përballej me shumë të panjohura mbi virusin e ri, të sapoardhur, të quajtur SARS-CoV-2, veçanërisht në nivelin dhe kohëzgjatjen e imunitetit të fituar nga një person i kontaminuar.
“Një masë ad hoc e distancimit social ka të ngjarë të jetë e pamjaftueshme që incidenca e SARS-CoV-2 të mbetet brenda kufijve të kapacitetit të shërbimeve të ringjalljes në Shtetet e Bashkuara”, tha një nga autorët, Stephen Kissler, në një telefonatë konferencë të martën me gazetarët.
“Në mungesë të trajtimit, periudhat e vazhdueshme të distancimit social ka të ngjarë të jenë të nevojshme”, theksoi ai.
Kohëzgjatja dhe shkalla e kontrollit mund të zvogëlohen kur të zbulohen trajtime efektive ose një vaksinë. Deri atëherë, do të jetë e nevojshme të qëndrojmë mes kufizimit dhe hapjes me qëllim që të parandalojmë një valë tjetër dhe të mundësojmë për sistemet shëndetësore të rrisin shërbimet e tyre të reanimacionit.
Marc Lipsitch, profesor i epidemiologjisë, duke pranuar periudha kontaminimi më të larta, shpjegon se gjatë heqjeve episodike të kufizimeve, virusi në mënyrë të pashmangshme do të kontaminojë një pjesë të madhe të popullsisë, në mënyrë ideale, më të rinjtë dhe më pak të ndjeshmit, të cilët kanë më pak të ngjarë të humbin jetën.
Kjo do të shkaktonte më shumë njerëz të sëmurë, por do të kishte avantazhin e krijimit gradual të imunitetit kolektiv të popullsisë, që do të thotë nivel që duke u nisur nga kjo nuk do të ketë më shumë persona që mund të infektohen për pasi virusi të vazhdojë të qarkullojë.
“Shumë kufizim, do të pengonte në krijimin e këtij imuniteti kolektiv”, theksuan studiuesit, të cilët konkludojnë se qasja më efektive është mbajtja e vazhdueshme e masave të distancimit social (kufizimi, mbyllja e shkollave dhe bizneseve).
Një gjë është pothuajse e sigurtë, sipas autorëve të studimit, koronavirusi i ri nuk do të zhduket sot për nesër. Sipas tyre, është e pamundur që imuniteti të jetë mjaft i fortë dhe aq i qëndrueshëm sa koronavirusi të zhduket në fund të valës së parë që po kalojmë për momentin, ndryshe nga SARS në 2002-2003.