Sateliti i Jupiterit mendohet se mund të jetë vendbanimi për jetën aliene. Kështu thotë një studim i Doktor Mohit Melwani Daswani, gjeokimist i NASA. Sipas tij, Hëna e Jupiterit e emërtuar ‘Europa’, përmban të gjithë elementët për të pasur jetë.
Sipas tij, alienët mund të jetojnë nën sipërfaqen e këtij sateliti që është 400 milionë milje larg Tokës. Ajo është një nga satelitët më të mëdhenj në sistemin diellor.
Hëna e Jupiterit është e ngrirë dhe ka një shtresë të madhe akulli. Edhe pse konsiderohet sateliti i Jupiterit, ngjan më shumë me një planet pasi ka një atmosferë të pasur me oksigjen.
“Besojmë se oqeani i ngrirë i këtij sateliti mund të jetë i banueshëm dhe të ketë jetë”, tha autori i studimit duke treguar se ky oqean është i pasur me elementë njësoj si në Tokë. Në përbërje ka gjithashtu klorur.
Doktor Mohit Melwani Daswani shprehet se oqeani i Hënës së Jupiterit është i ngjashëm me shumë oqeane në Tokë. Sateliti i quajtur “Europa” është konsideruar prej kohësh si një nga vendet ku mund të ketë jetë jashtëtokësore.