Gjeofizikantët kanë përdorur një model të ri numerik për të përcaktuar se hëna është në të vërtetë 85 milionë vjet më e re nga sa mendohej më parë, pasi është formuar nga përplasja tejet e dhunshme e dy protoplaneteve.
Studiuesit në Qendrën Gjermane të Hapësirës Ajrore, të udhëhequr nga Maxime Maurice, prodhuan një model për të llogaritur më saktë se çfarë ndodhi saktësisht kur protoplaneti Theia u shkatërrua në një Tokë të porsalindur dhe akoma në formësim e sipër, rreth 4.425 miliardë vjet më parë.
Vlerësimet e mëparshme kishin sugjeruar se hëna është formuar rreth 4.51 miliardë vjet më parë. Modeli i ri sugjeron se përplasja ndodhi kur Toka ishte akoma në proces të formësimit dhe e mbuluar në një oqean të gjerë me magmë të lëngshme.
“Rezultatet e modelimit tonë të fundit sugjerojnë që Toka e re u godit nga një protoplanet rreth 140 milionë vjet pas lindjes së sistemit diellor”. thotë Maurice.
“Sipas llogaritjeve tona, kjo ka ndodhur 4.425 miliardë vjet më parë – me një pasaktësi rreth 25 milionë vjet” – shtoi ai.