Bota Studimi i The Economist e interpreton fitoren e Trump si “historikisht të...

Studimi i The Economist e interpreton fitoren e Trump si “historikisht të paevitueshme”

Fitorja e Donald Trump duket se nuk është një aksident në kontekstin historik të zhvillimit të demokracive perëndimore. Një studim i publikuar nga “The Economist” që merr parasysh të dhënat historike, demografike dhe ideologjike në 21 demokraci të Perëndimit, sugjeron se ngjarje si ardhja e Trump në pushtet, apo vota pro Brexit, janë pasojë objektive e një prirjeje ndërkombëtare 60 vjeçare.

“Nëse kthehemi pas p.sh në vitin 1955, qoftë votuesit më të pasur, ashtu edhe më të arsimuarit, prireshin të mbështesnin partitë konservatore, ndërsa më të varfrit dhe më pak të arsimuarit zgjidhnin më së shumti partitë punëtore apo socialdemokrate. Por me kalimin e kohës dhe me një konsistencë befasuese, votuesit më të arsimuar lëvizën drejt partive të krahut të djathtë, ndërkohë që ata më pak të arsimuar ndërruan krah. Votuesit më të pasur vazhduan mbështetjen për partitë konservatore, duke i dhënë të djathtës një “koalicion” të të pasurve dhe ata më pak të arsimuarit, shtruan rrugën për politikën siç e shohim sot. Ndryshimi duket të jetë në shkallë botërore, por SHBA bën përjashtim si një vend që lëviz nga një situatë thuajse pa ndarje e majtë/e djathtë nga pikëpamja e arsimit dhe një ndarje e madhe sa i përket të ardhurave në vitin 1970 drejt një ndarjeje të madhe mbi arsimit dhe thuajse pa ndarje mbi të ardhurat deri në vitin 2010”, thuhet në raport.

Dokumenti ka për autorë emra të njohur të studimeve ekonomike si Thomas Piketty, Amory Gethin dhe Clara Martinez-Toledano dhe ai po interesohet si një kontribut që e justifikon fitoren e Trump si një proces i pashmangshëm historik, edhe pse në të vërtetë çdo ngjarje ka patjetër shkaqet e veta objektive. Në këtë kuadër Trump përfaqëson një rrjedhojë dhe jo një fatkeqësi, çka sinjalizon se rruga e demokracisë amerikane nuk është devijuar prej tij, por e kërkonte atë për të vijuar me të panjohurat e veta në refleks të vetë ndryshimeve të brendshme strukturore të shoqërisë amerikane.