Shëndet Studimi: Maskat e copës nuk janë aq efektive sa ato mjekësore

Studimi: Maskat e copës nuk janë aq efektive sa ato mjekësore

Maskat e copës janë më mirë se asgjë në mbrojtjen ndaj infeksioneve, por nuk mund të krahasohen me maskat mjekësore.

Rezultati erdhi nga një studim i medias “The Journal”, që zhvilloi në Vietnam krahasimin e parë klinik mes dy produkteve. Ekspertët theksojnë se maskat e copës nuk duhet të përdoren nga profesionistët e shëndetësisë.

Studimi është zhvilluar përpara shfaqjes së koronavirusit dhe u fokusua tek mjekët e ekspozuar ndaj infeksioneve si gripi. Maska speciale si ato të gradës N-95 shfaqën mbrojtje më të mirë, sipas studimit.

Megjithatë edhe disa maska cope provuan të jenë më mirë se disa të tjera. Për këtë ndikonin një sërë faktorësh si numri i shtresave, lloji i copës dhe rezistenca ndaj ujit.

Mesazhi kryesor i studimit ishte se maskat e copës duhet të përdoren si burim i fundit kur ato mjekësore nuk janë të disponueshme.