Bota Studimi ndërkombëtar: Izraeli ka 90 koka bërthamore

Studimi ndërkombëtar: Izraeli ka 90 koka bërthamore

Një studim i Institutit Ndërkombëtar për Studime të Paqes (SIPRI), me qendër në Suedi, zbuloi se Izraeli ka 90 koka bërthamore, që tregon një rritje të këtij lloji të armëve në atë vend në krahasim me 2019, raportojnë agjencitë.

Instituti shprehet, në një studim të publikuar të hënën, se në vitin 2019, Izraeli posedonte rreth 80 koka bërthamore, por që tani ka 90 këtë vit.

Izraeli nuk pranon të zbulojë arsenalin e saj bërthamor dhe nuk pranon të komentojë raportet ndërkombëtare që konfirmojnë se vendi posedon armë bërthamore. Kjo u konfirmua nga ky studim, i cili tregoi se Tel Avivi ka një politikë të gjatë për të mos komentuar arsenalin e tij bërthamor.

Vlerësohet se nëntë fuqitë bërthamore, përkatësisht: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Koreja e Veriut, së bashku posedojnë rreth 13.400 bomba bërthamore në vitin 2020, thuhet në studim.

Studimi tregon se ka pasur një ulje të numrit të armëve bërthamore me rreth 465 në botë, në krahasim me vitin e kaluar, kur ai numër ishte 13.865 bomba.

Studimi thotë se rënia e tanishme e numrit të përgjithshëm të armëve bërthamore në botë në krahasim me vitin 2019 është kryesisht për shkak të heqjes së armëve bërthamore “të tërhequra” nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Të dy fuqitë së bashku mbajnë më shumë se 90 përqind të armëve globale bërthamore.

Rreth 3,720 bomba bërthamore janë vendosur aktualisht me forcat operative, sipas studimit, dhe afërsisht 1,800 prej këtyre bombave janë në një gjendje të gatshme operative.