Shëndet Studimi: Një ilaç i krijuar për macet mund të mbrojë njerëzit nga...

Studimi: Një ilaç i krijuar për macet mund të mbrojë njerëzit nga koronavirusi

Një ilaç i krijuar për macet mund të mbrojë njerëzit nga koronavirusi, kanë pohuar shkencëtarët.

Ilaçi GC376 është bërë për të trajtuar macet nga një sëmundje e quajtur peritonit infektiv i maceve, i cili fillon në zorrë, më pas udhëton në tru dhe në fund mund të jetë fatale.

Peritoniti infektiv i maces është shkaktuar nga një lloj tjetër koronavirusi, por eksperimentet laboratorike të shkencëtarëve treguan se mund të shkatërrojë dëmet që shkakton Covid-19.

Kjo nuk është provuar tek njerëzit akoma, por studiuesit janë shprehur se fakti që punon si antiviral kundër koronavirusëve, është provë e mjaftueshme për ta shtyrë atë në prova klinike dhe bëjnë thirrje që ata të fillojnë menjëherë, shkruan Daily Mail.

Aktualisht nuk ka asnjë ilaç që mund të shërojë ose mbrojë njerëzit nga Covid-19. Vetëm një ilaç, dexamethasone, është vërtetuar se zvogëlon rrezikun e vdekjes në pacientët me sëmundje kritike.

Studiuesit, nga Universiteti i Alberta në Kanada, kanë zbuluar se ilaçi i maceve funksionon duke bllokuar një enzimë të quajtur koronavirus enterik i maceve (FCoV). Ajo parandalon riprodhimin e virusit dhe mund të ndalojë peritonitin infektiv të maceve për të cilin është përshkruar.

FCoV është një koronavirus që do të thotë se ka një strukturë të ngjashme me atë që ka shkaktuar pandeminë e SARS-CoV-2.

Një tjetër shenjë premtuese që studiuesit gjetën, ishte se ky ilaç nuk ishte toksike për qelizat në të cilat i testuan. Nuk ishte e qartë se çfarë lloji të qelizave ishin këto.

“Është e qartë, këto ilaçe duhet të kalojnë shpejt në prova njerëzore për Covid-19”, janë shprehur studiuesit.

Hulumtimi u botua në revistën shkencore Nature Communications.