Gjetja e kohës për një dremitje të vogël gjatë ditës është e mirë për trurin tonë dhe na ndihmon që të jemi më të “freskët” në mendime, sipas studiuesve të Kolegjit Universitar në Londër.
Ekipi i studiuesve tregoi se dremitja e rregullt çon në vonim të plakjes së trurit nga 3 deri në 6 vjet. Nga ana tjetër, shkencëtarët rekomandojnë që gjumi gjatë ditës të jetë rreth gjysmë ore. Por ata thonë se gjumi gjatë ditës është i vështirë, sidomos për moshën aktive në punë pasi shumë nuk e kanë të mundur të realizojnë një gjë të tillë.
Studiuesja Dr. Victoria Garfield tha se këshilla për të fjetur është më e lehtë se ajo e humbjes së peshës apo ushtrimet që shumë njerëz duhet të bëjnë për një gjendje shëndetësore më të mirë.
Truri lodhet me kalimin e moshës, por nëse dremitja mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve si Alzheimer, nuk mjafton kjo gjetje e studiuesve pasi ka nevojë për kërkime të tjera shkencore.
Studiuesit thonë se gjumi i dobët po e dëmton trurin me kalimin e kohës.