ADN e shqiptarëve është ende e njëjtë me arbëreshët e sotëm, por kemi ngjashmëri të mëdha gjenetike edhe me grekët.
Ky është rezultati i një studimi të kryer nga gjenetistë të Universitetit të Tiranës dhe atij të Bolonjës për lidhjet gjenetike në popullsinë e Mesdheut.
Akademiku Ilia Mikerezi, një nga autorët e studimit, tregon për A2CNN se lidhjet gjenetike me arbëreshët në Itali janë ende shumë të forta.
Po ashtu ka rezultuar se jemi të ngjashëm gjenetikisht me popullsinë e veriut të Greqisë. Ndërkohë Akademia e Shkencave, përmes Departamentit të Nano-shkencës synon të studiojë lidhjen gjenetike mes popullatës së sotme shqiptare dhe asaj ilire.
Ndërkohë studime të mëparshme kane treguar ngjashmëritë gjenetike të shqiptarëve me popullatat e zonave të Ballkanit për shkaka edhe të lëvizjeve të tyre në vite.