Shëndet Studimi: Personat e fiksuar pas pastërtisë jetojnë më gjatë

Studimi: Personat e fiksuar pas pastërtisë jetojnë më gjatë

Kjo është ajo që ka rezultuar nga publikimi i të dhënave në revistën shkencore ‘The Lancet’, për një studim të kryer nga McMaster University of Canada që ka përfshirë një mostër prej 140,000 njerëz (të moshave 30-70 vjeç nga 15 vende të ndryshme).

Secili pjesëmarrës duhej të plotësonte një pyetësor për aktivitetet fizike të kryera çdo ditë: në bazë të vlerave të analizuara, doli se ushtrimi fizik për 300 minuta në javë (d.m.th. 1 orë në ditë për 5 ditë) redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe vdekshmërisë me 28%: nëse të gjithë pjesëmarrësit e studimit do t’i përmbaheshin rregullave javore 300 minutëshe do të ishte e mundur të shmangej edhe 8% e totalit të vdekjeve gjatë gjithë periudhës së hulumtimit.

Kurseni para

Aspekti interesant është se për të marr një përfitim të tillë nuk është e nevojshme që të shkoni në palestër: mjafton thjesht të pastroni shtëpinë (ose të shkoni në punë në këmbë) për të arritur aktivitetin minimal fizik të rekomanduar nga udhëzimet ndërkombëtare.

“Shkuarja në palestër është padyshim një gjë e mrekullueshme”, zbulon Dr. Scott Lear, i cili drejtoi studimin, “por duke punuar në këmbë ose thjesht të bëni pastrimin e shtëpisë do të kurseni para dhe burime për t’u përdorur nga ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”.

Në punë në këmbë

Një sugjerim që Stefano Negrini, profesor i asociuar në Mjekësinë Fizike gjithashtu bie dakord. “Tashmë prej vitesh dihet se aktiviteti fizik është i dobishëm jo vetëm për mirëqenien, por gjithashtu dhe sidomos për vetë shëndetin dhe përfitimet e shumta variojnë nga disponimi në aspekte thjesht fizike, si dhe në reduktimin e sëmundjeve specifike.

Aspekti pozitiv është se secili mund të bëjë aktivitet fizik, ai negativ është se kërkon përpjekje, përqendrim dhe organizim, veçanërisht në shoqëritë komplekse ku jeta e ulur është ajo që na rrethon, gjithashtu ne e dimë se biologjikisht njeriu është i programuar për t’i shpëtuar lodhjes.

Sipas këtij studimi ato që përfitojnë janë amvisat, ose të paktën ata që kujdesen për punët e shtëpisë.