Personat që kalojnë COVID krijojnë imunitet më shumë se 8 muaj. Është ky përfundimi i studimit te fundit i botuar nga ekspertët kërkimorë në Australi ku janë marrë në shqyrtim janë marrë personat e prekur me COVID që në nisje të pandemisë. Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se imuniteti zgjat më shumë sesa tregojnë antitrupat në laborator.
“Ky studim në veçanti tregonte formimin e qelizave kujtese “B” që qëndronin në fjakun e personave te studiuar deri ne 242 ditë. Tregon qarte që imuniteti zgjat më shume sesa është kapaciteti ynë i matjes së antitrupave. Limfocitet “B” janë ato limfocite që prodhojnë antitrupa jo vetëm IGM dhe IGG”, thotë Alimehmeti.
Por çfarë do të thotë krijimi i limfociteve B tek personat që kanë kaluar COVID?
“Nëse infeksioni rihyn për herë të dyte tek këta persona përgjigja ndaj infeksionit është shumë më e shpejtë se herën e parë”.
I pyetur për situatën e COVID në vend, Ilir Alimehmeti thotë se java e fundit e dhjetorit e ka zbritur pozitivitetin në 21 % nga 38 % që ishte në fillim të muajit. Por edhe pse në kryeqytet shumica kanë krijuar imunitet, sërish në Tiranë kemi transmetim komunitar.
“Në mosha të caktuara është vendosur nr i lartë rastesh që e kanë kaluar COVID. Më ftohjen e temperatura do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ende kemi transmetim komunitar me intensitet më të lartë të mundshëm”.
Sipas ekspertëve në vend janë pothuajse 23 mijë raste aktive COVID.