Për dekada, historianët dhe shkencëtarët besonin se Antarktida u zbulua për herë të parë nga evropianët dhe amerikanët. Por, sipas një studimi të ri, mund të ketë qenë populli vendas Maori i Zelandës së Re, që së pari i ra në sy peizazhi i akullt.
Udhëtimet maori në kontinentin më jugor mund të kenë datuar që në shekullin e 7-të, shumë më përpara se evropianët të udhëtonin atje në fillim të shekullit të 19-të, sipas studimit të botuar këtë javë në “Journal of the Royal Society of Neë Zealand”.
Vështrimi i parë i konfirmuar i Antarktidës kontinentale prej kohësh i atribuohet një ekspedite ruse në 1820, dhe rekordi i parë i një personi që shkel në Antarktidë regjistrohet nga një eksplorues amerikan në 1821.
Por ekskursionet e lundruesve polinezianë në ujërat antarktike datojnë më shumë se rreth 1320 vjet më parë, një histori e pasur që është lënë në hije nga ajo e eksplorimit evropian, thuhet studimi.
Studimi mbështetet në traditat e gojëdhënave dhe narrativat e ndara brenda komunitetit Maori dhe skalitjet Maori, për të cilat studiuesit thonë se përshkruajnë udhëtarë dhe njohuri lundrimi dhe astronomike.
Studiuesit gjithashtu gjetën një sasi të madhe të “literaturës gri” ekzistuese, hulumtim i bërë jashtë kanaleve tradicionale akademike dhe tregtare, që nuk ishte ekzaminuar si duhet.