Extra Studimi: Qentë kuptojnë mesatarisht 89 fjalë, ndërsa disa kuptojnë mbi 200!

Studimi: Qentë kuptojnë mesatarisht 89 fjalë, ndërsa disa kuptojnë mbi 200!

Sipas një studimi të ri qentë kuptojnë mesatarisht 89 fjalë dhe fraza të mëdha. Studiuesit në Kanada anketuan 165 pronarë të racave të ndryshme të qenve rreth fjalëve dhe frazave të ndryshme që kuptojnë kafshët e tyre shtëpiake. Pronarët raportuan se qeni i tyre mund t’u përgjigjej rreth 89 fjalëve dhe qeni më i zgjuar arrinte të kuptonte rreth 215 fjalë dhe fraza.

Duke parë qentë sipas racës, qentë të racave Australian Shepherd, Border Collie dhe German Shepherd u përgjigjen më shumë fjalëve dhe frazave sesa llojet e tjera të racave.

Studimi i ri u krye nga Catherine Reeve dhe Sophie Jacques, studiues në Departamentin e Psikologjisë dhe Neuroshkencës në Universitetin Dalhousie, Kanada.

“Për shkak të historisë së tyre evolucionare dhe lidhjes së ngushtë me njerëzit, qentë shtëpiak kanë mësuar t’i përgjigjen shenjave verbale dhe joverbale njerëzore në një nivel të pakrahasueshëm me speciet e tjera,” thanë ata.

Sipas studimit fjalët disa nga fjalët që qentë kuptojnë:

Shikoni

Uluni

Dëshiron të shkosh në shtëpi?

Mirupafshim

Ku është

Oborri i shtëpisë

Shko merr

Faleminderit

Plehrat

A doni darkë

Tas

Nuk hahet

Batanije

Dhoma e gjumit

E ëmbël.

Që në vitin 1928, shkencëtarët kanë kërkuar mbi aftësinë e qenve për të kuptuar atë që njerëzit u thonë atyre.