Të njëjtat të dhëna pranohen edhe nga mjekët shqiptarë
Nga 553.000 mjediset më të rrezikshme për përhapjen e virusit Covid -19, studiuesit në Universitetin e Standfordit në Kaliforni renditën në vend të parë restorantet, në të dytin palestrat dhe më pas bar-kafenetë.
Janë këto mjedise të mbyllura ku njerëzit qëndrojnë për një kohë të gjatë. Situata nuk duket të jetë shumë ndryshe në Shqipëri. Kafenetë rrinë të stërmbushura deri sa ora policore afrohet. Pa maska dhe pa distancë. Me shqetësim i shohin këto mjedise edhe ekspertët.
“Disa lloj mjedisesh, si baret dhe restorantet apo ku pihet dhe ku ka më tepër grumbullime, sidomos grumbullime të rinjsh, janë vende ku kemi përhapje të virusit”, thotë Silva Bino.
“Hapja e shkollave ishte thikë me dy presa dhe vazhdon të jetë, në lokalet e darkës nuk ka as maskë as distancë dhe është strehë e përhapjes së infeksionit”, shprehet Skënder Brataj.
Baret dhe restorantet rezultojnë po ashtu subjektet më të gjobitura nga nisja e pandemisë, me një total prej 145 masash administrative të vendosura nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Arsyeja është mosrespektimi i protokollit të sigurisë.
Po edhe pse këto mjedise janë vatra të përhapjes së Covid -19, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk e ka parë ende të arsyeshme për të ndërmarrë masa ndaj tyre.
Burimi: Tv Klan