Një studim i ri ka treguar që shoferët e shpejtë ndalojnë më pak në respekt të këmbësorëve që të kalojnë rrugën. Studiuesit në Universitetin e Nevada-s dalin në përfundimin se pronarët e makinave të shtrenjta “ndihen superiorë ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës”.
Ata arritën në këtë përfundim pasi kërkuan qindra vullnetarë të kalojnë rrugën, duke regjistruar dhe analizuar reagimet e shoferit në automjete sportive, raporton CNN.
Ata zbuluan se treguesi më i mirë nëse një makinë do të ndalet ishte çmimi i saj.
Dhe gjetja e një korrelacioni midis vlerës së automjetit dhe sjelljes nuk është e re.
Një studim i tillë muajin e kaluar që zbuloi se burrat që zotëronin automjete të shpejta kishin më shumë gjasa të ishin “arrogantë, kokëfortë, injorantë”.
“Unë kam vërejtur që ata që kalojnë me dritë të kuqe në semafor, nuk lejojnë këmbësorët dhe, përgjithësisht, ngasin pa kujdes”, tha Jan-Erik Lonnqvist nga Universiteti i Helsinkit.
Ndërsa në kushtet e Shqipërisë nuk ka nevojë për studime të tilla universitare. Te ne, me sy të lirë dallohet ajo që makina sa më e shtrenjtë, njeriu në timon me tre vetitë e mësipërme.