Shëndet Studimi: Ushqimin më shumë e hedhim se sa e hamë

Studimi: Ushqimin më shumë e hedhim se sa e hamë

Sipas disa studiuesve holandezë vlerësimet për mbeturinat ushqimore në të gjithë globin janë shumë të ulëta. Ata tregojnë se çdo person në botë po harxhon rreth 500 kalori për ushqim në ditë.

Sipas tyre nëse do të kishim më pak mbeturina do të ushqenim edhe një person më shumë. Studimi zbuloi se mbetjet ushqimore janë një kosto për xhepat tanë. Ulja e ndotjes nga mbetjet ushqimore, është një sfidë kryesore në luftën kundër ndryshimit të klimës. Sipas Kombeve të Bashkuara ushqimi i hedhur përbën pothuajse 10% të të gjitha emetimeve tona të gazit serë.

“Ndalimi i këtij fenomeni është një fitore për konsumatorët dhe është padyshim një fitore për planetin”, tha Monika van den Bos Verma nga universiteti Wageningen në Hollandë.

Sipas studiuesve që kanë parë të dhënat nga Banka Botërore, mbetjet ushqimore rrisin të ardhurat ditore me shtatë dollarë.

Ndërsa Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara vlerësoi se mbetjet ushqimore kishin 214 kalori në ditë për një person në 2015, ndërkohë tashmë janë rritur duke shkuar në 527 kalori. Studiuesit shpjegojnë se ka disa zgjidhje të thjeshta për zvogëlimin e mbeturinave ushqimore, ku ndër më kryesore është edhe zvogëlimi i porcioneve që konsumojmë në një vakt.

Ata thonë se ndryshimi i sjelljes është i rëndësishëm, siç është inkurajimi i blerësve për të kaluar nga blerja e tepërt tek blerja e mjaftueshme. Dhe ushqimi duhet të vlerësohet më shumë nga shoqëria.

Hulumtimi, i botuar në revistë, Plos One, nuk përfshin ushqimin e humbur në procesin e prodhimit përpara se të merret nga konsumatori. Shifrat tregojnë se një e treta e produkteve ushqimore kthehen në mbetje përpara se të arrijnë tek konsumatori. Duke llogaritur edhe ushqimet që i hidhni pasi keni konsumuar ushqimin, rezulton se për një pjesë të botës nuk ka ushqim mjaftueshëm.

Shifrat janë në bazë të një monitorimi global dhe tregohen për të zvogëluar mbetjet e ushqimit deri në vitin 2030.

“Kjo është një procedurë thelbësorë për të zgjidhur një pjesë të problemit se si do ta ushqejmë botën në të ardhmen”, tha studiuesi Martine Rutten./BBC/