Ekipet e emergjencave në jug të Spanjës vazhdojnë kërkime me shpresën për të gjetur të mbijetuar pas përmbytjeve shkatërruese.
Autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e 95 personave deri më tani. Me qindra ushtarë janë angazhuar në Valencia, një nga rajonet më të goditura, për të ndihmuar në përpjekjet e kërkim-shpëtimit.
Disa zona mund të aksesohen vetëm përmes helikopterit. Mbreti Felipe paralajmëroi për shkatërrim të madh të infrastrukturës dhe si rezultat, bllokimin e disa komuniteteve.
Banorët tregojnë tmerrin e përjetuar duke theksuar se stuhia ishte “si një cunami”. Pamje të publikuara në rrjete sociale shfaqin vërshimin e ujit të krijojë kaos duke marrë përpara automjete.
Dhjetëra persona mbesin ende të zhdukur.
Aktualisht në Spanjë ka polemika lidhur me njoftimin e qytetarëve pasi pretendohet se alarmi për motin e keq është lëshuar me 11 orë vonesë.
Kryeministri Pedro Sanchez u kërkoi qytetarëve që të mos lëvizin nga zonat e sigurta pasi alarmi mbetet në fuqi për të paktën 12 provinca.