Dita e hënë do të jetë një ditë tipike vjeshte, pasi nga mesdita priten reshje, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë pjesës së dytë të ditës.
Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, tha se rrebeshet do të përfshijnë pjesën më të madhe të zonave perëndimore ndërkohë që do të kemi reshje më të pakta në zonat lindore. Ndërsa temperaturat gjatë të hënës do të luhaten nga 12-33 gradë celsius.
E gjithë java do të jetë si një javë tipike vjeshte, me reshje në pjesën më të madhe të ditëve dhe do të ketë freskim të kushteve të motit. Në ditët në vijim temperaturat maksimale nuk do ta kalojnë 29 gradë celsius.
Përgjithësisht, i gjithë muaji shtator do të ketë herë pas here stuhi të forta ere, rrebeshe dhe reshje me intensitet të lartë.
E njëjta situata paraqitet edhe në rajon, ku do të ketë vranësira e rrebeshe, duke nisur nga e hëna. Temperaturat do të vijojnë të qëndrojnë të larta, kryesisht në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa rënie do të ketë në Mal të Zi.