“Demokracia duhet të mbizotërojë dhe do të mbizotërojë” deklaroi Nicola Sturgeon, kryeministre e qeverisë lokale skoceze dhe kreu i indipendentistëve të SNP.
Ajo kërkoi sot një referendum të dytë për shkëputjen e Skocisë nga Londra, nën dritën e refuzimit të Brexit nga pjesa më e madhe e popullsisë së territorit verior të Britanisë së Madhe.
Sturgeon sfidoi mohimin e përsëritur këto ditë nga qeveria qendrore e Boris Johnson, duke inskenuar një fjalim të ngjashëm me fjalimin e mbretëreshës, që do të mbahet nga Elizabeth II në Uestminster.
Numri një i SNP-së, që e formalizoi kërkesën për një referendum të dytë duke u bazuar në nenin 30, në një letër drejtuar Boris Johnson-it, duke i kujtuar se si fituan zgjedhjet e 12 dhjetorit në nivel kombëtar, gjatë të cilave partia e saj kaloi nga 47 në 59 vende në Skoci.
“Skocia e tregoi qartë që nuk dëshiron një qeveri të udhëhequr nga Johnson. Alternativa tani është që ose të na detyrohet diçka që nuk duam ose të na jepet mundësia e rishqyrtimit të pavarësisë”, theksoi ajo.