Zbulohet mashtrimi i provimit të gjuhës të Luis Suarezit, i zhvilluar në Peruxhia, për të marrë nënshtetësinë e italiane. Guardia di Finanza kreu një kontroll në universitet, duke gjetur disa parregullsi në provimin e kryer nga sulmuesi i Barcelonës. Në fakt, nga hetimet doli se pyetjet dhe pikët ishin rakorduar para se të zhvillohej realisht provimi.
Përgjimet
Suarez thuhet se i dinte të gjitha pyetjet e provimit paraprakisht. Gjithçka filloi me kohëzgjatjen e provimit, me sulmuesin që qëndroi pak kohë dhe jo dy orë e gjysmë. Kjo i shtoi edhe më shumë dyshimet. Sipas raportimit të “La Repubblica”, janë gjetur disa parregullsi në testin e certifikimit dhe momentalisht janë marrë dokumentacione të ndryshme në zyrat e universitetit.
Jo vetëm kaq, por ka edhe përgjigje që konfirmojnë se Suarez e dinte çfarë do t’i binte në provim. Stefania Spina, e ngarkuar për të përgatitur provimin dhe vetë sulmuesin uruguaian, është përgjuar dhe pyetjes se “çfarë niveli duhet të kalojë ai”, i përgjigjet kështu: “Nuk do duhej të kalonte, do kalojë, sepse me 10 milionë euro pagë në sezon nuk ia mohon dot sepse nuk është niveli i kërkuar gjuhësor”.