“Succession”, seriali i HBO që tregon historinë e një manjati britanik dhe familjes së tij, kryson me 25 nominime Emmy , duke qenë kandidat për çmimin prestigjioz të dramës më të mirë.
Ky projekt kinematografik do të përballet me thrillerin e Koresë së Jugut të Netflix “Squid Game”, që është nominuar për një Emmy. Filmi “Severance”, një thriller psikologjik, fitoi 14 nominime dhe do të konkurrojë për dramën më të mirë.
Filmi fantastiko-shkencor i Netflix “Stranger Things” dhe “Euphoria” i HBO-së, që flet për disa adoleshentë mes jetës seksuale, drogës dhe mediave sociale gjithashtu kryesojnë me nominime për të rrëmbyer kështu trofeun.
Seriali “Ted Lasso” do të mbrojë titullin si komedia më e mirë. Ai do të konkurrojë kundër “Hacks”, “Only Murders in the Building”. Steve Martin dhe Martin Short do të konkurrojnë për aktorin më të mirë të komedisë për filmin “Only Murders in the Building”, megjithëse votuesit shikojnë si favorite Selena Gomez.
Ylli i “Lasso” Hannah Waddingham, e cila fitoi çmimin Emmy për aktoren dytësore vitin e kaluar, u shpreh e emoncionuar që është shpallur sërish e enominuar për çmimin aktorja më e mirë. Fituesit e çmimeve Emmy do të shpallen më 12 Shtator. CEO i Akademisë së Televizionit, Frank Scherma është shprehur se numri i atyre që dërguan projektet e tyre kinematografike këtë vit i kaloi pritshmëritë, një shenjë se prodhimi po lulëzonte pas mbylljeve gjatë pandemisë Covid-19.