Çmimet e 75-ta Emmy zbuluan tre fitues të qartë. “Succession”, “The Bear” dhe “Beef” fituan secili në kategorinë e tyre, duke i lënë pretendentët pothuajse duarbosh.
Sezoni i fundit i ”Succession” fitoi për herë të tretë çmimin për serialin më të mirë dramatik, pas kurorëzimit të tij në 2020 dhe 2022.
Ai fitoi gjashtë çmime të tjera gjatë mbrëmjes.
Ky prodhim i HBO ndjek grindjet e brendshme të Roys, një familje e pasur në krye të një perandorie të madhe mediatike, që të kujton fuqinë e ndikimit të Rupert Murdoch në SHBA.
Fituesit e tjerë përfshinin The White Lotus dhe Abbott Elementary.
Çmimet Emmy, të cilat u prezantuan nga aktori dhe komediani Anthony Anderson, u vonuan me katër muaj për shkak të grevave të Hollivudit.
Nominimet u shpallën në korrik dhe ceremonia fillimisht ishte planifikuar për në shtator, por grevat e shkrimtarëve dhe aktorëve nënkuptonin se shumë pak kandidatë do të kishin mundur të merrnin pjesë.
Më poshtë vijon lista e fituesve në kategoritë kryesore për edicionin e 75-të të Emmy Awards, çmimet televizive amerikane të prezantuara mbrëmjen e djeshme në Los Anxheles:
Seriali më i mirë dramatik
“Succession” (HBO)
Komedia më e mirë
“The Bear: Dine in or Take Out” (FX)
Aktori më i mirë në një serial dramatik
Kieran Culkin, “Succession”
Aktorja më e mirë në një serial dramatik
Sarah Snook, “Succession”
Aktori më i mirë në një serial, komedi
Jeremy Allen White, “The Bear”
Aktorja më e mirë në serial, komedi
Quinta Brunson, “Abbott Elementary”
Aktori më i mirë në rol dytësor në një serial dramë
Matthew Macfadyen, “Succession”
Aktorja më e mirë në rol dytësor në një serial dramë
Jennifer Coolidge, “The White Lotus”
Aktori më i mirë në rol dytësor në një serial, komedi
Ebon Moss-Bachrach, “The Bear”
Aktorja më e mirë në rol dytësor në një serial, komedi
Ayo Edebiri, “The Bear”
Miniseriali më i mirë –
“Beef” (Netflix)
Aktori më i mirë në një mini-serial ose film televiziv
Steven Yeun, “Beef”
Aktorja më e mirë në një mini-serial ose film televiziv
Ali Wong, “Beef”.