Sport Suedia injoron koronavirusin edhe në sport: Futbolli rinis pa tamponë

Suedia injoron koronavirusin edhe në sport: Futbolli rinis pa tamponë

Futbolli po nis të rikthehet në shumë vende dhe deri në javën e parë të qershorit do të shohim që gjysma e Europës do të hapë dyert e stadiumit për kampionatet, por pa tifozë sigurisht.

Protokolli është thuajse identik në çdo vend, edhe pse Suedia bën një përjashtim, ashtu si bëri edhe gjatë fazës së pandemisë, kur nuk preferoi izolim por përhapje në turmë, duke marrë kundërshti dhe kritika të forta nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Futbollistët suedezë, në fakt, nuk do t’i nënshtrohen asnjë testi përpara stërvitjeve apo ndeshjeve. Lojtarët duhet të plotësojnë një formular autovlerësimi çdo mëngjes përpara stërvitjes apo ndeshjes.

Mjeku i klubit do të vlerësojë nëse lojtari është i shëndetshëm aq sa duhet për stërvitjet ose ndeshjen. Futbollistët duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse kanë simptoma. Protokollet për rikthimin në fushë janë prezantuar te autoritetet publike suedeze.

Këto ditë pritet një vendim për rifillimin e kampionatit në qershor, ndoshta në javën e parë.