Uncategorized Suedia kërkon masa më të ashpra kundër valës së tretë të COVID-19

Suedia kërkon masa më të ashpra kundër valës së tretë të COVID-19

Qeveria suedeze paraqiti sot disa propozime që do të sjellin mbylljen e përkohshme të qendrave tregtare, palestrave dhe vendeve të tjera mes frikës për një valë të tretë të mundshme të pandemisë së COVID-19.

Propozimet ishin në përputhje me kompetencat e zgjeruara përkohësisht dhe u konsideruan të nevojshme që të ekzistojnë nëse vendi goditet nga një valë e tretë.

“Ne jemi të shqetësuar për situatën. Është e pasigurt se si do të zhvillohet dhe ekziston rreziku për një valë të tretë”, tha ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Lena Hallengren, në një konferencë shtypi.

Propozimet e reja do të përfshijnë tregje ose vende shërbimi ku distancimi social është i vështirë, përfshirë parukeritë, palestrat dhe qendra noti, si edhe restorantet.

Autoritetet lokale mund të ndalojnë, gjithashtu, hyrjen në vende ku mund të ndodhin grumbullime, si parqet publike.

Qeveria shpresonte që, pas shqyrtimit, propozimet të jenë në fuqi deri më 11 mars.