Suedia është një nga shtetet që ka masat më të lehta kufizuese në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Zëvendëskryeministrja e vendit, Isabella Lovin tha për BBC se pandemia është një maratonë dhe jo vrap i shpejtë.
Ajo tha se është një mit i madh, ideja që Suedia nuk ka marrë hapa seriozë në kuadër të pandemisë. Vendi skandinav ka ndaluar mbledhjen e më shumë se 50 personave bashkë, si dhe nuk lejohen vizitat në shtëpitë e përkujdesjes.
Gjithashtu, Suedia ka vdekshmërinë më të lartë krahasuar me vendet e tjera skandinave. Atje kanë humbur jetën 2 000 persona krahasuar me Norvegjinë ku kanë vdekur 193 vetë.
“Mendoj se çdo vend duhet të marrë masat e veta, por është frikë reale që nëse forcohen masat, ato nuk do të zbatohen gjatë gjithë kohës. Mbase mund të marrë një kundërpërgjigje dhe njerëzit nuk do t’i respektojnë ato rekomandime që duhet të qëndrojnë për një kohë të gjatë derisa të kemi një vaksinë”, tha ajo.