Organizata botërore e sheqerit parashikon që këtë sezon, pra atë që i referohet vitit 2017-2018 tregu të kalojë nga deficiti i ofertës në suficit, çka praktikisht përkthehet në rënie të çmimit.
Për këtë sezon projektohet që të ketë një suficit oferte të sheqerit në treg prej 5 milionë tonelatash, nga një deficit prej 3.1 milionë tonelatash sezonin 2016-2017.
Organizata pret që prodhimi të rritet gjatë këtij sezoni me 6.6% në 179.4 milionë tonelata, ndërkohë që konsumi projektohet të rritet me 1.7%, në 174.4 milionë tonelata.
Rritja e prodhimit merr shtysë kryesisht nga performanca në Indi, Bashkimin Europian, Tailandë dhe Kinë.
Të dhënat sugjerojnë gjithashtu se edhe sezonin e ardhshëm, atë 2018-2019 tregu do të jetë në suficit, pro në rreth 3 milionë tonelata.
Me dy sezone me radhë në suficit, situata nuk duket aspak premtuese, nënvizon organizata.