Sport Suksesi i Klopp, Milner: Ju zbuloj sekretet e tij

Suksesi i Klopp, Milner: Ju zbuloj sekretet e tij

Jurgen Klopp është një ndër trajnerët më të dashur. Jo vetëm për tifozët e “The Reds”, por edhe për lojtarët. Gjermani “sakrifikon” shumë për të mirën e ekipit dhe bën gjithçka për djemtë e tij.

James Milner tregon sekretin e trajnerit në një prononcim për sajtin zyrtar të klubit. Mesfushori anglez vlerëson energjinë dhe drejtësinë e Klopp, i cili kthehet edhe në një “bishë” kur është e nevojshme.

“Trajneri është gjithmonë i njëjti. Ashtu siç e shihni në TV, ashtu është edhe me ne. Ai është i ndershëm dhe jeton çdo moment me lojtarët. Ka një energji të pashterueshme dhe kjo i lejon të na ndihmojë në çdo moment të vështirë që kalojmë.

Klopp di të gjykojë me drejtësi dhe korrektësi. Ai është i kuptueshëm dhe t’i shpjegon gjërat. Di t’i ndajë gjërat: të mbështet kur duhet, por di të bëjë edhe të ‘fortin’ kur është e nevojshme“, tha James Milner.